Aktualitet

Ndodh në Korçë, dy gra rrihen me njëra-tjetrën për ujin vaditës, njëra përfundon në spital, tjetra në komisariat

Mësohet se sherri ka ndodhur me motive të dobta dhe një prej grave nga lëndimet e mëdha ka përfunduar në spital.

26 Qershor 2023, 19:42 Nga I.A
Ndodh në Korçë, dy gra rrihen me njëra-tjetrën
Policia

KORÇË- Një sherr banal ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kamenicë në Korçë mes dy grave të fshatit. Mësohet se sherri ka ndodhur me motive të dobta dhe një prej grave nga lëndimet e mëdha ka përfunduar në spital. Shkak për sherrin e ndodhur mes dy grave është bërë uji për vaditjen e tokave.

Teksa një nga gratë po vadiste, një tjetër ka mbyllur ujin. Kjo gjë ka sjellë edhe nisjen e konfliktit mes dy grave. Fillimisht sherri ka nisur me fjalë por më pas ka degraduar në dhunë fizike. Njëra prej grave u transportua në spitalin e Korçës për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që gruaja tjetër është transportuar për në rajonin e policisë për të dhënë dëshminë për ngjarjen. 

sherr me grave ne korce

Sondazh

Poll