Aktualitet

U zbulua gjatë rikonstruksionit të pallatit, mozaiku i Durrësit do zhvendoset në muze

Për të ruajtur objektin, është vendosur që të pozicionohet në Muze. 

26 Qershor 2023, 18:01 Nga k.m.
U zbulua gjatë rikonstruksionit të pallatit, mozaiku i Durrësit
Mozaiku i Meandrit

DURRËS- Mozaiku i Meandrit, i zbuluar kohë më parë në gjendje tepër të mirë në qytetin e Durrësit, do të zhvendoset në muzeun arkeologjik të qytetit bregdetar. Kryebashkiakja e Durrësit, Emirian Sako, ndau në rrjetet sociale një album fotografik të mozaikut, duke njoftuar se, i gjithë kati ku ndodhet mozaiku është riparuar, është kryer largimi i ujërave si dhe është bërë pastrimi i plotë dhe dezinfektimi i mozaikut. Por për të ruajtur objektin, është vendosur që të pozicionohet në Muze. 

U zbulua gjatë rikonstruksionit të pallatit, mozaiku i Durrësit

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kemi kërkuar të realizohet zhvendosja e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë sepse ai është një aset tjetër më vlera të mëdha arkeologjike i Durrësit,”- është shprehur Sako.

Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të Diellit në lëvizje. Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.

mozaiku i meandrit

Sondazh

Poll