Aktualitet

Provimi i fundit për klasat e nënta! Ndodh dhe me “minimaturën”, publikohet teza e gjuhës së huaj

Rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit, tezat e Anglishtes dhe italishtes qarkulluan në rrjet, siç ndodhi edhe me provimet e Maturës shtetërore.

26 Qershor 2023, 17:23 Nga f.i
Provimi i fundit për klasat e nënta! Ndodh dhe me
foto ilustruese

TIRANË- Nxënësit e klasave të nënta mbyllën sot provimet shtetërore. Provimi i fundit i detyrueshëm ishte ai i ‘Gjuhës së Huaj’, ku ashtu siç ndodhi me maturën Shtetërore, tezat e provimeve qarkulluan në rrjetet sociale edhe për këto provime.

Provimit iu nënshtruan 29.881 nxënës në të gjithë vendin. Rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit, tezat e Anglishtes dhe italishtes qarkulluan në rrjet, siç ndodhi edhe me provimet e Maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit nuk ka vënë asnjë autor përpara përgjegjësisë, edhe pse historia vijon të përsëritet.

provimet e mini-matures

Sondazh

Poll