Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Si pasojë e aksidentit, disa persona janë dërguar në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

26 Qershor 2023, 16:48 Nga k.m.
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, bllokohet
Foto nga aksidenti

SHKODËR- Tre automjete janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në superstradën Lezhë-Shkodër, duke lënë të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve.

Si pasojë e aksidentit, disa persona janë dërguar në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë, ndërsa mjetet po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll