Aktualitet

Aksident i frikshëm në Berat, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, dy të plagosur

Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht Fabjan Xhaferri dhe pasagjeri Aleks Prifti.

26 Qershor 2023, 16:38 Nga k.m.
Aksident i frikshëm në Berat, makina humb kontrollin dhe
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident është raportuar në aksin Berat-Dimal, ndërsa dy persona janë plagosur. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga të thënat paraprake, mësohet se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht Fabjan Xhaferri dhe pasagjeri Aleks Prifti.

Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku po marrim mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

berat

Sondazh

Poll