Art&Argëtim

Nuk performoi në koncertin e Elton John, Dua Lipa "kryqëzohet" nga fansat

Pas fotove të publikuara nga darka fansat nuk e kanë kursyer Dua Lipën, ku edhe pse kanë shprehur se e duan atë, sipas tyre nuk duhej të mungonte në shfaqjen e fundit të Elton John.

26 Qershor 2023, 16:49 Nga f.i
Nuk performoi në koncertin e Elton John, Dua Lipa
Elton John dhe Dua Lipa

BRITANI E MADHE-Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është kritikuar për “përbuzjen” e setit epik të Elton John, Glastonbury. Dua supozohej se do të performonte me të hitin Cold Heart por nuk ishte e pranishme. Në vend që t'i bashkohej Eltonit në skenë teksa performonte shfaqjen e tij të fundit në Britani të Madhe, Dua ndau foto në historinë e saj në Instagram nga një darkë familjare, shkruan dailymail.

Pas fotove të publikuara nga darka fansat nuk e kanë kursyer Dua Lipën, ku edhe pse kanë shprehur se e duan atë, sipas tyre nuk duhej të mungonte në shfaqjen e fundit të Elton John.

Njëri tha: Më falni Dua Lipa, por ku është më e rëndësishme të jesh tani se performanca kryesore e Glastonbury me Elton John?

Një tjetër shkroi: Po vdes të di se çfarë zgjodhi të bënte Dua Lipa në vend që të performonte me Elton John në performancën e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dikush tjetër shtoi: Dëgjo Dua Lipa të dua, por ka 0 ngjarje familjare ose angazhim më të rëndësishëm se të performosh me Elton në Glastonbury.

”Dua dhe Elton publikuan së bashku Cold Heart (Pnau Remix), e cila qëndronte në krye të listës në gusht 2021 dhe ata performuan këngën në fund të turneut të tij të fundit në SHBA në stadiumin Dodger në Los Angeles në nëntor të 2022. Pavarësisht se është pyetur shumë herë për mungesën e saj, Dua ende nuk ka komentuar.

dua lipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Qershor 2023, 12:59 m.s

Spotify, kundër komenteve të Princ Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle SHBA- Drejtuesit e Spotify ka të ngjarë të jenë "tmerruar" nga komentet që Princi Harry i bëri...