Art&Argëtim

At Nikolla Xhufka: Jam ende i virgjër, po e ruaj për bashkëshorten e jetës

Sipas tij, të dy palët duhet ta ruajnë virgjërinë për partnerin e jetës.

24 Qershor 2023, 15:18 Nga k.m.
At Nikolla Xhufka: Jam ende i virgjër, po e ruaj për
At Nikolla Xhufka

TIRANË- At Nikolla Xhufka ka folur mbrëmjen e djeshme për marrëdhëniet seksuale pas martesë. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Më lër të flas” se është ende i virgjër, duke shtuar se e ruan virgjërinë e tij për gruan që do të ketë në krah. Sipas tij, të dy palët duhet ta ruajnë virgjërinë për partnerin e jetës.

“Jam i virgjër sepse në ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që i zbriti Zoti të thotë ruaje shtratit tënd bashkëshortor që do të thotë që t’i duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti duhet ta ruajë vetën për ty. Sepse nuk mund të shkosh me 100 dhe t’i shkosh t’i qepesh partnerit tënd. Edhe ai zotnia që ti do marrësh për burrë nuk do shkojë me 1000 edhe të vijë tek ti pastaj,”- u shpreh At Nikolla.

I pyetur nëse ai e ka "ruajtur" veten për gruan e tij ai u përgjigj: Po sepse kështu thotë ungjilli dhe unë jam fetar dhe unë do bëj atë që thotë feja. Jo 100% se ka dhe gjëra që si bëj.

at nikolla xhufka

Sondazh

Poll