Art&Argëtim

Autorja e librit të Princ Harry-t: Princeshë Diana nuk do të ndihej mirë me Meghan Markle nëse do të ishte gjallë sot

Levine theksoi se Markle nuk e kishte takuar kurrë princeshën e ndjerë, por zbuloi se ajo e kishte vizituar varrin e saj në të kaluarën, duke iu referuar momentit të përshkruar në kujtimet e Princit Harry. 

26 Qershor 2023, 12:23 Nga a.l
Autorja e librit të Princ Harry-t: Princeshë Diana nuk do të
Princeshë Diana dhe Meghan Markle

BRITANI- Meghan Markle dhe Princ Harry kanë pushtuar sërish mediat britanike dhe këtë herëështë diskutuar mbi marrëdhënien që do të kishte princesha e ndjerë Diana me gruan e djalit të saj të dytë. 

Në një intervistë të re, Angela Levine zbuloi se si mendon se lidhja mes 41-vjeçares Meghan Markle dhe Princeshës Diana mund të ishte sot. Siç raporton NyPost, javën e kaluar çifti thuhet se kishte diskutuar heqjen e mbiemrit Windsor dhe adoptimin e mbiemrit të princeshës së ndjerë, Spencer. 

Tani Levine, i cili është autori i librit të vitit 2018 Harry: A Biography of a Prince, po e quan lëvizjen e çiftit “të pakuptimtë” dhe pretendon se Princesha Diana nuk do të ndiheshe mirë për Markle nëse do të ishte ende gjallë. 

Levine theksoi se Markle nuk e kishte takuar kurrë princeshën e ndjerë, por zbuloi se ajo e kishte vizituar varrin e saj në të kaluarën, duke iu referuar momentit të përshkruar në kujtimet e Princit Harry. 

meghan markle

Sondazh

Poll