Art&Argëtim

FOTOT: Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan” që shpërtheu me Shqipërinë?

Për vdekjen e 5 personave, shkaqet e të cilës ende nuk dihen, Victor Vescovo ka bërë fajtor kompaninë OceanGate.

24 Qershor 2023, 16:49 Nga k.m.
FOTOT: Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan”
Victor Vescovo

SHBA- Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ku humbën jetën 5 persona, ka kthyer vëmendjen tek Victor Vescovo, personi i parë që është zhytur në 5 pikat më të thella të të pesë oqeaneve si pjesë e ekspeditës Five Deeps. Vescovo ka udhëtuar në pikat më të thella të oqeanit, e së fundmi është rikthyer në vëmendje edhe për atë që i ndodhi nëndetëses Titan. 

Për vdekjen e 5 personave, shkaqet e të cilës ende nuk dihen, Victor Vescovo ka bërë fajtor kompaninë OceanGate.

“Për 50 vjet, kanë ndodhur me mijëra prej tyre zhytje me pilotë civilë dhe nuk ka pasur kurrë, jo vetëm viktima, por as lëndime serioze, deri në këtë ngjarje. Incidenti për fat të keq ishte rezultat i një kompanie dhe një ekipi që po vepronte jashtë zakoneve normale dhe kërkesave të funksionimit të sigurt të zhytësve në ujëra të thella,”- ka thënë ai për The Dallas Morning Neës të premten.

Por fotot e përdorura për të, kanë tërhequr vëmendjen. Sidomos mënga e kostumit, e cila mban edhe flamurin shqiptar krahas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe Teksasit. Por edhe kjo e ka një shpjegim...

FOTOT: Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan”
Monika Beu dhe Victor Vescovo

Ai është martuar me shqiptaren Monica Beu!

Victor Vescovo, një biznesmen dhe eksplorues amerikan në karrierën e tij ka arritur thellësinë 10,927 metra.

victor vescovo

Sondazh

Poll