Aktualitet

Banori flet pas plagosjes në Vlorë: Një person bërtiti. Dëgjova krismat

Plagosja ka ndodhur sapo i riu Tonin Ramaj ka dalë nga shtëpia, pranë një lokali dhe më pas autori është larguar, teksa personi i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

26 Qershor 2023, 15:07 Nga k.m.
Banori flet pas plagosjes në Vlorë: Një person bërtiti.
Dëshmitari

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë mesditën e sotme. Plagosja ka ndodhur sapo i riu Tonin Ramaj ka dalë nga shtëpia, pranë një lokali dhe më pas autori është larguar, teksa personi i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë një banor i lagjes ka folur për gazetarin Enrik Mehmeti, duke treguar se kishte dëgjuar krismat dhe kishte dalë në rrugë.

“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë,”- tha banori për Neës 24.

Policia ka rrethuar zonën, teksa pritet të marrë në pyetje personin e plagosur për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin.

plagoset tonin ramaj tonin ramaj

Sondazh

Poll