Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Pas arrestimit, Myftaraj do të erstradohet drejt Italisë për tu përballur me gjykimin nga autoritetet italiane.  

26 Qershor 2023, 15:48 Nga I.A
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal,
Policia

PUKË- Një 23-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi ishteshpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se i riu me emrin Sokol Myftaraj ishte shpallur në kërkim nga policia italiane për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal. Pas arrestimit, Myftaraj do të erstradohet drejt Italisë për tu përballur me gjykimin nga autoritetet italiane.  

Njoftimi i Policisë:

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.  Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.  23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.   Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.

sokol myftaraj

Sondazh

Poll