Aktualitet

Mes debateve, Senati kthen vendimin për bashkimin e Universitetit të Korçës me UT-në

Gjatë mbledhjes për shkak së tensionuar, Rektori i universitetit Dhimitër Bello dha dorëheqjen, por më pas theksoi se ishte emocionale.

26 Qershor 2023, 15:28 Nga I.A
Mes debateve, Senati kthen vendimin për bashkimin e Universitetit të
Universiteti i Korçes

KORÇË- Mbledhja e senatit të universitetit të Korçës Fan S. Noli është zhvilluar me debate të shumta. Gjatë mbledhjes për shkak së tensionuar, Rektori i universitetit Dhimitër Bello dha dorëheqjen, por më pas theksoi se ishte emocionale.

Ndërsa në lidhje për bashkimin me Universitetin e Tiranës, senati e ka kthyer vendimin. Kjo pasi gjatë mbledhjes senati votoi kundër bashkimit me UT-në. Pas vendimit të sotëm, Universiteti i Korçës do të vazhdojë të jetë një universitet më vete. 

Një ditë më parë Bello deklaroi se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të disa degëve. Por sipas tij nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.

dhimitër bello

Sondazh

Poll