Bota

Ishte në nëndetësen “Titan” pak para tragjedisë: Nëse moti do të kishte qenë i mirë, do kisha shkuar përsëri (VIDEO)

Një YouTuber me emrin e përdoruesit Scuba Jake, publikoi pamjet e tij nga "Ocean Gate" e nëndetëses "Titan", në të cilën ndodhej këtë vit, disa javë para tragjedisë, në "misionin III"

26 Qershor 2023, 10:47 Nga m.s
Ishte në nëndetësen “Titan” pak para
Scuba Jake

SHBA- Një YouTuber me emrin e përdoruesit Scuba Jake, publikoi pamjet e tij nga "Ocean Gate" e nëndetëses "Titan", në të cilën ndodhej këtë vit, disa javë para tragjedisë, në "misionin III". Ekspedita e tij u anulua përfundimisht, për shkak të problemeve të papritura. Nëndetësja përfundoi duke shpërthyer, ndërsa kishte pesë pasagjerë në bord, raporton "Kurir".

Në video ndër të tjera mund të shihni se si duket procesi i hyrjes në nëndetëse, mbyllja me 17 vida nga jashtë dhe zhytja. “Nëse ekspedita nuk do të ishte anuluar, unë mund të isha në atë nëndetëse”, thotë YouTuber-i që kaloi nëntë ditë në anijen "Ocean Gate". Ai tregoi gjithashtu procesin e peshimit përpara se të hynte në nëndetëse.


“Unë kisha me vete disa biskota me çokollatë, dy sanduiç dhe një aparat fotografik, në mënyrë që të mund t'i regjistroja të gjitha", shpjegoi ai. Stockton Rush, CEO i "Ocean Gate" i cili vdiq në nëndetëse, mund të shihet gjithashtu në video. Në një skenë, Stockton tregon gjithashtu kontrolluesin që drejtonte nëndetësen. Gjithashtu, në videon në YouTube, Rush dëgjohet duke thënë se po anulon zhytjen sepse “diçka nuk shkon me trurin e nëndetëses”, pra me sistemin e kontrollit.

"Ky është një kujtesë se jeta është shumë e çmuar, dhe mund të zhduket në një sekondë. Nëse moti do të kishte qenë i mirë, nëse Stockton do të më kishte pyetur nëse doja një vend në atë nëndetëse, do të kisha shkuar përsëri. Mund të isha poshtë atje me ta. Jam mirënjohës që jam këtu sot, por njerëzit në ekspeditë ishin të mrekullueshëm, dhe unë jam shumë mirënjohës për gjithë përvojën", tha YouTuber-i në fund të videos.

anija titan scuba jake

Sondazh

Poll