Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 26 qershor 2023

Titujt kryesorë të portaleve në vend

26 Qershor 2023, 08:32 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,
faqja e pare e "Dosja.al"

TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portalet në vend. "Dosja" hapet me zhvillimet e reja të ngjarjes së mbrëmshme në Gjakovë, ku u vranë dy vëllezër. Mësohet se autori është arrestuar pas disa orësh. “Panorama” ka lajmin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i saporizgjedhur i Kukësit, sot do të dalë para Gjykatës së Posaçme. 

Sakaq, Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është shkrimi në "BalkanWeb”. 

"Prokurime publike anti-vjedhje! Oferta dhe fituesi shpallen online”, është tituli që përmban “Top Channel”. “Lapsi” ka një shkrim të gjigandit mediatik amerikan, "Fox News", i cili publikoi një artikull ku ngre dyshimin se ndërhyrja e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë, është bërë me qëllim joshjen e Iranit. 

"Pas tentativës për puç nga grupi i milicisë Wagner dhe largimit të tyre nga Rusia, ende është mister se ku ndodhet udhëheqësi i tyre, Prigozhin", shkruan “Shqiptarja”.

titujt e portaleve

Sondazh

Poll