Bota

Guvernatorja e shtetit të Iowa-s vizitë zyrtare në Kosovë, pritet të takojë Osmanin, Konjufcën dhe Gërvallën

Takimi i Reynolds me Osmanin do të bëhet në ora 09:50, ku do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit në hollin e Kuvendit dhe më pas do të dalin në konferencë për mediat. 

26 Qershor 2023, 08:38 Nga a.l
Guvernatorja e shtetit të Iowa-s vizitë zyrtare në Kosovë,
Kim Reynolds

KOSOVË- Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë ditës pritet të takoj presidenten Vjosa Osmani, kyreparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefen e diplomacisë Donika Gërvalla.

Takimi i Reynolds me Osmanin do të bëhet në ora 09:50, ku do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit në hollin e Kuvendit dhe më pas do të dalin në konferencë për mediat. 

Në orën 11:15, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do të presë në takim guvernatoren Reynolds. Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar mirëpret në takim guvernatoren në ora 11:50. 

kim reynolds

Sondazh

Poll