Aktualitet

Rrebeshe shiu në Gramsh/ Lumi i Devollit përmbyt tokat bujqësore, bllokohen disa rrugë rurale

Lumi Devoll është tejmbushur dhe ka krijuar përmbytje të tokave bujqësore përgjatë shtratit të tij

25 Qershor 2023, 19:11 Nga m.s
Rrebeshe shiu në Gramsh/ Lumi i Devollit përmbyt tokat bujqësore,
foto ilustruese

GRAMSH- Reshjet intensive të shiut në formë rrebeshi, kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele bashkinë e Gramshit. Duke iu referuar të dhënave të para që jep shtabi i Emergjencave në bashki, lumi Devoll është tejmbushur dhe ka krijuar përmbytje të tokave bujqësore përgjatë shtratit të tij, konkretisht në fshatrat Harunas, Skënderbegas, Tunjë dhe rrugë rurale.

Kalimi në disa rrugë rurale është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes. Ende nuk dihet nëse ka probleme në kulturat bujqësore. Sakaq, shtabi i emergjencave po monitoron situtën.

gramsh permbytje

Sondazh

Poll