Aktualitet

Dy viktima nga përmbytjet në Pejë/ Berisha: Kjo është situatë alarmante!

Kreu i opozitës ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave. 

25 Qershor 2023, 16:43 Nga a.l
Dy viktima nga përmbytjet në Pejë/ Berisha: Kjo është
Sali Berisha

KOSOVË-  Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar për situatën dramatike me përmbytjet masive në Kosovë, ku si pasojë 2 persona nënë e bir humbën jetën tragjikisht. Kreu i opozitës ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave. 

"Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve. I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme. Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera", shkruan Berisha. 

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. 

permbytje ne peje

Sondazh

Poll