Aktualitet

Aksidenti me 4 të plagosur në Dhërmi, makina fluturon në greminë, mjeti ende në vendngjarje (VIDEO)

Makina ka dalë nga rruga dhe pasi është mbajtur fillimisht nga barriera, ka rënë rreth 6 metra në greminë.

25 Qershor 2023, 16:43 Nga m.s
Aksidenti me 4 të plagosur në Dhërmi, makina fluturon në
foto ilustruese

DHËRMI- Gjatë mbrëmjes së djeshme, një mjet ka dalë nga rruga në Dhërmi. Makina ka dalë nga rruga dhe pasi është mbajtur fillimisht nga barriera, ka rënë rreth 6 metra në greminë.

Sikundër duket dhe nga pamjet në fjalë, makina është ende në vendngjarje. Brenda automjetit ndodheshin katër persona, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Tre kanë marrë lëndime, ndërsa personi i katërt ka thyerje krahu dhe disa fraktura. Kanë qenë pemët që kanë penguar që makina të bjerë më poshtë. Tashmë kanë nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

aksident dhermi

Sondazh

Poll