Aktualitet

Ish-kryebashkiakut të Kukësit pritet ti komunikohet masa e sigurisë të hënën

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pritet që të dalë të hënën përpara Gjykatës së Posaçme, aty ku do t’i komunikohet dhe masa e sigurisë.

25 Qershor 2023, 16:55 Nga m.s
Ish-kryebashkiakut të Kukësit pritet ti komunikohet masa e
Safet Gjici

TIRANE- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pritet që të dalë të hënën përpara Gjykatës së Posaçme, aty ku do t’i komunikohet dhe masa e sigurisë. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”. Në të njëjtën ditë pritet t’i komunikohet masa edhe shtetases Alma Kaçi, të cilën gjykata e la në “arrest në shtëpi”.

Aktualisht ish-kryetari i bashkisë po mbahet në qelitë e bllokut të sigurisë, aty ku u dërgua mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas arrestimit nga policia.

Hetimet për Safet Gjicin nisën pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me Alma Kaçin.

Safet Gjici u shkarkua pak ditë më parë nga detyra, dhe pas video skandalit me përmbajtje erotike që bëri xhiron e rrjetit, ai njoftoi menjëherë dorëheqjen dhe kërkoi falje, duke theksuar se kishte rënë në kurthin e kundërshtarëve të tij politikë. 

safet gjici gjykata e posaçme

Sondazh

Poll