Aktualitet

Efektivët shpëtojnë dy turistë të huaj, ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër në malin e Jezercës

Turistët u shpëtuan me ndihmën e helikopterit, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

25 Qershor 2023, 18:31 Nga m.s
Efektivët shpëtojnë dy turistë të huaj, ishin bllokuar
Efektivët e kërkim shpëtimit shpetojnë dy turistë të huaj

TIRANË- Efektivët e kërkim shpëtimit kanë shpëtuar dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër në malin e Jezercës.

Ata ishin bllokuar në majë të malit, për shkak të motit të keq që ka mbërthyer vendin sot. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton me anë të një statusi në rrjetet sociale se turistët u shpëtuan me ndihmën e helikopterit, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton ministri Peleshi.

turistet niko peleshi

Sondazh

Poll