Aktualitet

U la në “arrest shtëpie” për kultivimin e kanabisit, në janar të 2023 komisarit i vendosën tritol në vilën tre katëshe

Pëllumb Shpati, i cili është shef i seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, u la në "arrest shtëpie" nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës" duke lejuar kultivimin e kanabisit.

25 Qershor 2023, 15:34 Nga m.s
U la në “arrest shtëpie” për kultivimin e kanabisit,
Pëllumb Shpati

SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në Njësinë Administrative Ana e Malit, Shkodër. Ndaj komisar Pëllumb Shpatit, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pëllumb Shpati, i cili është shef i seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, u la në "arrest shtëpie" nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës", duke lejuar kultivimin e kanabisit. Kujtojmë këtu se në janar të këtij viti, Pëllumb Shpatit i kanë vendosur lëndë shpërthyese, ‘tritol’ në banesë.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan muret e vilës tre-katëshe dhe automjetet e parkuara. Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se Shpati nuk ka patur asnjë konflikt, dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.

tritol pëllumb shpati

Sondazh

Poll