Art&Argëtim

Loredana pranon ndarjen: Unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë, mbase më vonë gjejmë përsëri njëri-tjetrin

11 Tetor 2019, 11:37 Nga DOSJA
Loredana pranon ndarjen: Unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë, mbase

TIRANË- Ditën e sotme e  Loredana e ka  pranuar publikisht  ndarjen nga Mozzik. Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram ku konfirmon që në rreshtat e parë ndarjen nga reperi.

Këngëtarja thotë ndër të tjera se përveç  një pushimi në biznes kanë vendosur të bëjnë një pushim edhe në jetën private.

Kujtojmë që prej javësh çifti nuk postonte më foto dhe video sëbashku, madje fshinë nga profilet e tyre në rrjetet sociale edhe fotot që kishin me njëri-tjetrin.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes si në jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë so të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. Tani e në vazhdim jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”, shkruan këngëtarja.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana pranon ndarjen mozzik pushim ne jeten private loredana pranon ndarjen mozzik pushim ne jeten private

Sondazh

Poll