Aktualitet

Pacienti arratiset nga psikiatria në Tiranë duke dhunuar mjekët, merr dhe drynin me vete

Paraditen e sotme, një person me inicialet M. S., i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT, është larguar nga ambientet e spitalit duke përdorur dhunë ndaj mjekëve

25 Qershor 2023, 15:11 Nga m.s
Pacienti arratiset nga psikiatria në Tiranë duke dhunuar mjekët,
foto ilustruese

TIRANË- Paraditen e sotme, një person me inicialet M. S., i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT, është larguar nga ambientet e spitalit duke përdorur dhunë ndaj mjekëve.

Pacienti ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata. Burimet bëjnë me dije se më tej ai ka hapur derën me forcë, dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Si të mos mjaftonte kjo, pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.

Uniformat blu të Tiranës, sapo janë njoftuar për rastin në fjalë, janë vënë në ndjekje të pacientit.

psikiatria tirane

Sondazh

Poll