Sport

Yann Bisseck, i riu gjerman për mbrojtjen e Interit: një marrëveshje 7 milionë euro!

Kapiteni i Gjermanisë U-21 do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, duke ardhur nga Aarhus

25 Qershor 2023, 08:15 Nga DOSJA
Yann Bisseck, i riu gjerman për mbrojtjen e Interit: një

ITALI - Interi ka konfirmuar nënshkrimin e Yann Bisseck. Mbrojtësi qendror i Aarhusit, i lindur në vitin 2000 dhe kapiteni i ekipit të Gjermanisë U-21, do të veshë fanellën e ‘zikaltërve’. 

Interi ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 7 milionë eurosh në kontratën e gjermanit, duke arritur një marrëveshje me Aarhus, për pagesën për dy vite me këste prej 3.5 milionë në sezon. Me lojtarin tashmë janë diskutuar detajet për një kontratë deri në vitin 2028.

Bisseck do të zbarkojë në Milano pas Kampionatit Evropian të U-21 për ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe për të përfunduar procedurën burokratike, por ai mund të konsiderohet si përforcimi i parë për mbrojtjen e Simone Inzaghit dhe Interit të tij, duke i dhënë kohë klubit për të diskutuar detajet përfundimtare me klubin danez.

Kapiteni i Gjermanisë U-21 pati një sezon të shkëlqyeshëm me Aarhusin me 4 gola dhe 2 asistime, por ai mund të mos jetë fytyra e vetme e re për mbrojtjen e Interit. Profili i përvojës së Cesar Azplicueta të Chelseat është një tjetër emër i nxehtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll