Bota

U dëgjua shpesh për grupin Wagner, por çfarë është një mercenar?

Ata nuk janë pjesë e një ushtrie zyrtare. Sipas OKB-së, është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar përdorimi i mercenarëve në konflikt të armatosur.

24 Qershor 2023, 18:59 Nga I.A
U dëgjua shpesh për grupin Wagner, por çfarë
Wagner

RUSI- Kemi dëgjuar shumë për grupin e mercenarëve Wagner dhe shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

Por çfarë nënkupton një mercenar?

E thënë thjesht, mercenarët janë njerëz që punësohen për të luftuar për para. Ata nuk janë pjesë e një ushtrie zyrtare. Sipas OKB-së, është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar përdorimi i mercenarëve në konflikt të armatosur.

Forcat mercenare janë të paligjshme në Rusi, por ato kanë qenë të rëndësishme në luftën e Rusisë në Ukrainë. Në vitin 2022, Wagner Group u regjistrua si kompani dhe hapi një seli të re në Shën Petersburg. Zyra qendrore e tyre është bastisur sot nga forcat ruse.

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll