Bota

Tensionet në Rusi/ Putin "merr masa", telefonatë me Erdogan, çfarë diskutuan

Putin foli gjithashtu me aleatët në Bjellorusi dhe Azinë Qendrore.

24 Qershor 2023, 17:21 Nga k.m.
Tensionet në Rusi/ Putin "merr masa", telefonatë me Erdogan,
Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili shprehu mbështetjen e tij për lidershipin rus. Lajmin e njoftoi agjencia e lajmeve IFAX, duke cituar burime pranë Kremlinit.

Putin foli gjithashtu me aleatët në Bjellorusi dhe Azinë Qendrore. Ai foli me aleatin e tij në Bjellorusi, Presidentin Aleksandër Lukashenko, me Presidentin e Kazakistanit, Kashim-Yomart Tokayev dhe Presidentin e Uzbekistanit, Savkat Mirziyoyev.

“Presidenti i informoi ata për situatën (në Rusi),”- u citua të ketë thënë zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov nga agjencitë ruse të lajmeve. Sipas mediave kazake, Tokayev i tha Putinit se ngjarjet në Rusi janë një "çështje e brendshme" dhe Putin e falënderoi atë për "mirëkuptimin".

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

recep tayyip erdogan vladimir putin lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll