Bota

"Falja" e fundit nga Rusia/ Autoritetet u ofrojnë amnisti mercenarëve të Wagner nëse dorëzohen, por s'kanë shumë kohë për të vendosur

Luftëtarëve Wagner u është premtuar amnisti nëse dorëzojnë armët, por ata duhet të veprojnë shpejt. 

24 Qershor 2023, 17:38 Nga k.m.
"Falja" e fundit nga Rusia/ Autoritetet u ofrojnë amnisti
Foto ilustruese

MOSKË- Autoritetet ruse premtojnë amnisti për mercenarët e Wagner-it nëse dorëzohen në përpjekjet e tyre për të qetësuar situatën në vend. Po ashtu, autoritetet ruse thuhet se u kanë ofruar amnisti mercenarëve të Wagner-it nëse ata dorëzohen, nga frika se brenda orëve të ardhshme ushtria e Yevgeny Prigozhin mund të pushtojë Moskën.

Luftëtarëve Wagner u është premtuar amnisti nëse dorëzojnë armët, por ata duhet të veprojnë shpejt. 

Kompania private ushtarake Wagner që nga mbrëmë është në konflikt të hapur me udhëheqjen ushtarako-politike të Rusisë, e cila po e çon vendin në prag të luftës civile dhe komuniteti ndërkombëtar po i shikon zhvillimet me frymë të ngrysur.

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të shtypë rebelimin e armatosur pasi shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin hyri në Rusi me trupat e tij për të përmbysur hierarkinë ushtarake, duke thënë se ai ishte "gati të vdiste" me 25,000 njerëzit e tij për "të çliruar popullin rus".

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll