Bota

Wanger po i afrohet MOSKËS, cilat masa të veçanta janë futur URGJENT në zbatim?

Më herët, autoritetet ruse njoftuan një "operacion kundër-terrorist" në kryeqytet, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.

24 Qershor 2023, 17:52 Nga DOSJA
Wanger po i afrohet MOSKËS, cilat masa të veçanta janë
Foto ilustruese

RUSI- Kryebashkiaku i Moskës sapo ka njoftuar se e hëna do të jetë një "ditë pushimi" dhe u kërkoi njerëzve të kufizojnë lëvizjen e tyre nëpër qytet, pasi kryeqyteti po përgatitet për pasojat e mundshme të rebelimit të Wagnerit.

Më herët, autoritetet ruse njoftuan një "operacion kundër-terrorist" në kryeqytet, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.

Kjo u jep autoriteteve një sërë kompetencash të veçanta duke përfshirë:

-Kufizimi i lëvizjeve të njerëzve dhe transportit
-Monitorimi ose kufizimi i komunikimeve
-E drejta për të kontrolluar njerëzit dhe automjetet
-Evakuimi i popullatës nëse është e nevojshme

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll