Aktualitet

“Bukët” me mbishkrimin “Boss”, i riu shqiptar kapet me miliona euro kokainë në Itali

Personi që drejtonte makinën nuk u ndal kur iu bë shenjë nga Policia, por vendosi që të ikte. Pas një ndjekjeje që zgjati disa minuta, ai u fut në një rrugë të mbyllur dhe më pas braktisi mjetin.

24 Qershor 2023, 16:11 Nga k.m.
“Bukët” me mbishkrimin “Boss”, i riu shqiptar kapet
Droga e sekuestruar

ITALI- Një shqiptar u arrestua nga policia e Reggio Emilia, me mbi 72 kilogramë kokainë dhe 50,000 euro cash. Sipas mediave italiane, gjithçka filloi me një kontroll normal rrugor në një makinë Peugeot 208, më 21 qershor, e cila po shkonte drejt Cavriago nga zona e stadiumit Mapei.

Personi që drejtonte makinën nuk u ndal kur iu bë shenjë nga Policia, por vendosi që të ikte. Pas një ndjekjeje që zgjati disa minuta, ai u fut në një rrugë të mbyllur dhe më pas braktisi mjetin. Edhe pse tentoi të ikte, 29-vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia italiane. 

Nga kontrolli fillestar në makinën e tij u zbuluan 30,000 euro para të gatshme të mbështjella në tre tufa. Më pas, kontrollet vazhduan në shtëpinë e tij, në zonën e stadiumit Mapei, ku u gjetën 48 pako kokainë me logon 'Boss'.

Paratë dhe droga u sekuestruan dhe 29-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë për shpërndarje droge.

 

itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll