Aktualitet

"S'kaloi tek vijat e bardha"/ Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren Erisa në Durrës, Gjykata lë në "arrest shtëpie" shoferin

E ndjera ishte duke kaluar rrugën, në momentin kur 24-vjeçari e ka përplasur dhe e ka hedhur në anën tjetër të trotuarit.

24 Qershor 2023, 14:27 Nga k.m.
"S'kaloi tek vijat e bardha"/ Aksidentoi për vdekje
Erisa Aliaj

DURRËS- Para ditëve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, një 24-vjeçar i identifikuar si Indrit Uka, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësore 22-vjeçare, e identifikuar si Erisa Aliaj. E ndjera ishte duke kaluar rrugën, në momentin kur 24-vjeçari e ka përplasur dhe e ka hedhur në anën tjetër të trotuarit.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shoferin Indrit Uka, edhe pse shkaktoi vdekjen e të resë. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.

E reja e aksidentuar për vdekje sapo ishte kthyer nga puna në një fasoneri dhe ishte futur për të blerë ushqime, e në momentin që ka dalë nuk ka kaluar tek vijat e bardha, por 100 metra më poshtë tyre. Aty edhe është aksidentuar. 

Sipas shoferit të mjetit, semafori ka qene i hapur për të kaluar makinat dhe ai nuk e kishte pikasur vajzën në rrugë pasi pretendon që i kishte dalë menjëherë nga trotuari. Si pasojë, për të ka qenë i pamundur frenimi në kohë. 

erisa aliaj

Sondazh

Poll