Aktualitet

Grabiti pikën e Exchange, Policia ofron shpërblim për informacione: 5000 euro kush ndihmon

Po ashtu, Policia garanton anonimat të plotë për të gjithë qytetarët që do të ofrojnë informacion për grabitësin, i cili kujtojmë se u largua nga vendngjarja me një biçikletë.

24 Qershor 2023, 12:04 Nga k.m.
Grabiti pikën e Exchange, Policia ofron shpërblim për
Pamje nga momenti i grabitjes

TIRANË- Policia e Shtetit ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion në lidhje me autorin e grabtijes së ndodhur mëngjesin e sotëm, në një biznes të transfertave të parave në zonën e Astirit në Tiranë.

Po ashtu, Policia garanton anonimat të plotë për të gjithë qytetarët që do të ofrojnë informacion për grabitësin, i cili kujtojmë se u largua nga vendngjarja me një biçikletë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

grabitje ne tirane

Sondazh

Poll