Aktualitet

Aksident në Kavajë, i riu përplas 80-vjeçarin, i moshuari humb jetën

80-vjeçari nga përplasja ka humbur jetën, ndërsa i riu është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

24 Qershor 2023, 15:45 Nga I.A
Aksident në Kavajë, i riu përplas 80-vjeçarin, i moshuari
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se një 29-vjeçar ka përplasur me biçikletë në të moshuar. 80-vjeçari nga përplasja ka humbur jetën, ndërsa i riu është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij.   

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

aksident ne kavaje

Sondazh

Poll