Bota

HARTA- Pikat kryesore ku janë "rebeluar" grupi mercenar Wagner

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, njofton se trupat e Grupit Wagner po bëjnë rrugën e tyre në veri drejt Moskës përmes rajonit të Voronezh, që është zona më e gjerë rreth qytetit të Voronezh.

24 Qershor 2023, 11:22 Nga f.i
HARTA- Pikat kryesore ku janë "rebeluar" grupi mercenar Wagner
grupi Wagner

RUSI- Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë skalioneve ushtarake të Moskës, duke u shprehur se kontrollin ushtrinë dhe aeroportin e këtij qyteti. Deri tani Prigozhin thotë se kontrollon qytetin Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, njofton se trupat e Grupit Wagner po bëjnë rrugën e tyre në veri drejt Moskës përmes rajonit të Voronezh, që është zona më e gjerë rreth qytetit të Voronezh.

Qyteti është rreth 300 milje (482 km) në jug të Moskës.

HARTA- Pikat kryesore ku janë "rebeluar" grupi mercenar Wagner

Çfarë po ndodh në Rusi

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll