Sport

Arabia Saudite këmbëngul për Allegrin: 90 milionë euro për trajnerin e Juves...

Al Hilal nuk dorëzohet, e bën trajnerin e Juventusit teksa i ofron një kontratë shumë të pasur trevjeçare

24 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Arabia Saudite këmbëngul për Allegrin: 90 milionë euro

ITALI - Arabia Saudite kërkon ta marrë me çdo kusht Massimiliano Allegri, trajnerin e Juventusit. 

Al Hilal, pas ‘Jo’-së që mori ditët e fundit, vendosi të rrisë aksionet dhe të lidhë një kontratë shumë të pasur trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në sezon (përveç 10 milionë euro bonus që do të mblidhet në momentin e nënshkrimit), ose më shumë se 4-fishi i pagës aktuale që trajneri merr te Juventusi, klubi me të cilin ai ende lidhet me një kontratë dyvjeçare. 

Ndërsa ‘bardhezinjtë’ vazhdojnë të ndërtojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, thashethemet për Massimiliano Allegri vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin. 

Al Hilal nuk është tërhequr dhe është gati ta mbulojë me ar, duke e konsideruar Allegrin si kampion stoli. Një ofertë që asnjë klub në botë nuk do të mund ta përballojë kurrë, por paratë nuk janë gjithçka në jetë dhe një lëvizje në Arabisë Saudite, do të përfaqësonte një ndryshim rrënjësor të jetës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll