Politike

“Abazhur që ndriçoi rraqet e politikës shqiptare”, Bejtja fjalë unikë për Kurtin: Është filozof

10 Tetor 2019, 20:58 Nga DOSJA
“Abazhur që ndriçoi rraqet e politikës shqiptare”,

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja e ka komentuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin si një politikan dinjitoz dhe me shumë integritet.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Bejtja, u shpreh se Kurti e ka ngritur shumë lart diskursin në politikën shqiptare.

Madje gazetari e krahasoi liderin e “Vetëvendosjes” me një abazhur, që sipas tij ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile.

Albin Kurti e ka ngritur diskursin politik shqipta në një nivel shumë të lartë. Intervisa kishte shumë teza, më shumë dukej si filozof se sa si një lider. Edhe pesë ditë po ndejti, është një abazhur aq i mirë dhe aq i çmuar saqë ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile, aq mirë sa kushdo tjetër,”- u shpreh Bejtja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti andi bejtja albin kurti andi bejtja

Sondazh

Poll