Bota

Tensionet në veri/ Svelça: Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist në Zveçan

Sveçla njofton se mjetet e gjetura në makinë do të shërbenin për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe se kjo është një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë Kosovën.

23 Qershor 2023, 20:38 Nga f.i
Tensionet në veri/ Svelça: Policia e Kosovës parandaloi sulmin
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim të bërë së funmdi ka treguar se policia e Kosovës ka identifikuar në kohë një makina me targa të Serbisë në Zveçan.

Sveçla njofton se mjetet e gjetura në makinë do të shërbenin për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe se kjo është një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë Kosovën.

Postimi i plotë: 

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist.

Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë. Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

tensionet në veri të kosovës xhelal sveçla

Sondazh

Poll