Bota

Shpërthimi katastrofik i nëndetëses! Kërkohet ndalimi i vizitave në rrënojat e Titanik

Ai sugjeroi që në vend të anijeve me pilot, të përdoren vetëm varka robotike me telekomandë për t'u zhytur.

23 Qershor 2023, 18:38 Nga f.i
Shpërthimi katastrofik i nëndetëses! Kërkohet ndalimi i
nëndetësja

SHBA- Presidenti i Shoqërisë Ndërkombëtare Titanic, e themeluar në 1989 për të ruajtur kujtesën historike të Titanikut, njoftoi se ekspeditat në rrënojat e Titanik duhet të ndalohen pas vdekjes së pesë personave në bordin e nëndetëses Titan. Protothema shkruan se në një deklaratë nga presidenti i TIS Charles Haas, ai shpreh shqetësimin e tij nëse vizitat në rrënojat e Titanikut, në një thellësi prej rreth 3,800 metrash në Atlantikun e Veriut, duhet të vazhdojnë.

"Është koha që të shqyrtojmë seriozisht nëse misionet me njerëz në rrënojat e Titanikut duhet të ndalen për arsye sigurie, pasi pak më shumë mund të mësohet për të”,- thotë ai.

Ai sugjeroi që në vend të anijeve me pilot, të përdoren vetëm varka robotike me telekomandë për t'u zhytur. Haas shprehu dhimbjen e thellë për aksidentin tragjik , duke nënvizuar se “mund të ishte shmangur".

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll