Bota

Mbytja e anijes me emigrantë! Spanja nis hetimin: 60 persona pritën 12 orë për t’u shpëtuar

Walking Borders dhe Alarm Phone, akuzuan autoritetet spanjolle dhe marokene se nuk kanë vepruar shpejt. Madje, një përfaqësues i Walking Borders tha se kjo pritje e gjatë përbën “torturë”.

23 Qershor 2023, 20:26 Nga f.i
Mbytja e anijes me emigrantë! Spanja nis hetimin: 60 persona pritën 12
emigrantë

SPANJË- Spanja ka nisur një hetim për anijen e mbytur me emigrantë në ishujt Kanarie, ku 35 persona përfshirë një fëmijë humbën jetën. The guardian raporton se avokati i Popullit njoftoi hetimin, pasi emigrantë të bllokuar në një varkë me destinacion Ishujt Kanarie u desh të prisnin më shumë se 12 orë për t’u shpëtuar.

Walking Borders dhe Alarm Phone, akuzuan autoritetet spanjolle dhe marokene se nuk kanë vepruar shpejt. Madje, një përfaqësues i Walking Borders tha se kjo pritje e gjatë përbën “torturë”.

Ndërkohë Spanja tha se anija ishte vendosur në një operacion kërkimi dhe shpëtimi të përbashkët dhe ishte vendosur që Maroku duhet të ndërmerrte shpëtimin pasi anija ishte 88 milje nga Kanariet dhe vetëm 40 milje nga Laayoune. 

emigrante te vdekur spanje

Sondazh

Poll