Bota

Ndalohen 7 milionë lodra “Baby Shark” në SHBA, lëndohen 12 fëmjë

Kompania prodhuese e lodrave me bazë në Kaliforni, njoftoi se po tërheq të gjitha versionet e “Baby Shark” që kanë pendë të sipërme plastike të forta, të cilat paraqesin rrezik lëndimi.

23 Qershor 2023, 18:27 Nga f.i
Ndalohen 7 milionë lodra “Baby Shark” në SHBA,
lodra

SHBA- Rreth 7.5 milionë lodra “Baby Shark” janë ndaluar të shiten në SHBA, pasi shumë fëmijë janë lënduar prej tyre. Mediat e huaja raportojnë se "Zuru", kompania prodhuese e lodrave me bazë në Kaliforni, njoftoi se po tërheq të gjitha versionet e “Baby Shark” që kanë pendë të sipërme plastike të forta, të cilat paraqesin rrezik lëndimi.

Mësohet se dymbëdhjetë fëmijë janë lënduar. Nëntë prej tyre janë qepur ose kanë marrë trajtim mjekësor, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në SHBA.

Familjet që posedojnë lodrat e tërhequra udhëzohen që të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë dhe të kontaktojnë kompaninë "Zuru" për një rimbursim të plotë.

lodra per femije baby shark

Sondazh

Poll