Bota

Marshimi i forcave të Kosovës në Mitrovicë alarmon serbët, reagon Borrell: Nuk do ta tolerojmë

Borrell shpehet i alarmuar për Forcat e Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut dhe sipas tij përshkallëzimi vazhdon pavarësisht takimit me palët. 

23 Qershor 2023, 19:17 Nga f.i
Marshimi i forcave të Kosovës në Mitrovicë alarmon
Josep Borrell

KOSOVË- Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar sot një marshim rutinë të planifikuar në Mitrovicë, për të cilin e ka njoftuar KFOR-in. Marshimi ka ngritur shqetësim për serbët dhe një reagim ka ardhur edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Në postimin e tij në Twitter Borrell shpehet i alarmuar për Forcat e Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut dhe sipas tij përshkallëzimi vazhdon pavarësisht takimit me palët. 

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime pa gjyq të serbëve të Kosovës dhe Forca të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë,” -tha ai.

Marshimi i forcave të Kosovës në Mitrovicë alarmon

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll