Politike

'Finalizohet Kalendari Kombëtar Turistik'/ Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit

Rama është shprehur se ky kalendar është finalizuar pas një pune të gjatë prej vitesh dhe u mundëson turistëve nga e gjithë bota ta njohin vendin tonë në të gjitha drejtimet.

23 Qershor 2023, 20:21 Nga A.B
'Finalizohet Kalendari Kombëtar Turistik'/ Rama: Ka vende pune
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme është prezantuar “Kalendari Kombëtar Turistik” për Shqipërinë i cili do të aksesohet tashmë përmes një aplikacioni. Rama është shprehur se ky kalendar është finalizuar pas një pune të gjatë prej vitesh dhe u mundëson turistëve nga e gjithë bota ta njohin vendin tonë në të gjitha drejtimet.

“Kalendari Kulturror dhe Artistik është një punë e filluar prej vitesh bashkë me Mirelën, dhe sot është në një fazë të re, por në zhvillim të vazhdueshëm sepse e besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave e bukurive natyrore në terësi dhe arsyet për ta vizituar janë shumë më tepër se sa kaq.  Bashkimi në ofertën tonë turistike i trashëgëmisë kulturore, artit, gatimit, aktiviteteve më bashkohore janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota dhe faktikisht ky kalendar me këtë aplikacion bëhet terësisht i aksesueshëm. Çdokush informohet në kohë reale, sipas vendndodhjes për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar për të aksesuar teatër, koncerte, festa, muzeume e të tjera me radhë.”

Rama theksoi se problemi më i madh me të cilin po përballet kjo industri është mungesa e punëtorëve. Ai tha se pagat në këtë sektor janë tepër konkurruese dhe se si pasojë e mungesës së punës, bizneset janë të detyruar të kërkojnë punonjës edhe nga jashtë vendit.

Problemi sot në industrinë e turizmit nuk është a ka vende pune. Por krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës nga ata më të pakualifikuarit tek ata më të kualifikuarit. Ka gjithmonë e më shumë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është gjithmonë e më shumë problem serioz.

Pagat në këtë industri janë gjithmonë e më konkurruese dhe do jenë më shumë. Jemi në rajon ku janë ‘ujqërit më të mëdhenj’ të turizmit europian. Sepse e dimë shumë mirë se ç’është Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Italia që e kemi përballë”-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll