Bota

Shpërthen fikësja e zjarrit në shkollë/ Vdes 18-vjeçari dhe plagosen 29 persona të tjerë në Bangkok

Shkaku i shpërthimit po hetohet dhe shtatë mësues të shkollës po merren në pyetje nga policia në lidhje me incidentin.

23 Qershor 2023, 17:42 Nga f.i
Shpërthen fikësja e zjarrit në shkollë/ Vdes
pamje nga vendngjarja

TAJLANDË- Një djalë 18-vjeçar humbi jetën dhe dhjetëra u plagosën kur një fikëse zjarri shpërtheu në një shkollë të mesme në Bangkok, raporton CNN.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bangkok njoftuan se 29 persona u plagosën nga shpërthimi në shkollën Rajavinit Mathayom.

Shkaku i shpërthimit po hetohet dhe shtatë mësues të shkollës po merren në pyetje nga policia në lidhje me incidentin.

vdes 18-vjeçari bangkok

Sondazh

Poll