Aktualitet

Aksident rrugor, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Të gjitha përpjekjet e shpëtimit ishin të kota

23 Qershor 2023, 14:37 Nga A.B
Aksident rrugor, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar në Itali
Vendi i ngjarjes

ITALI- Mirjan Cangoja, 39 vjeç, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident në zonën e Breshias. Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend. 

Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë. 

Cangoja është viktima e tretë biçiklist i një aksidenti në provincën, sipas mediave italiane. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe shqiptari Iralt Merdita, i cili vdiq po ashtu në aksident rrugor./Dosja.al

iralt merdita mirjan cangoja vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll