Bota

Dyshohet se plagosi ushtarët e KFOR, ky është serbi i arrestuar në Mitrovicën e Veriut (FOTO+EMRI)

Policia njoftoi më herët se Orlloviç është arrestuar në vendin e tij të punës, në një lavazh makinash në Mitrovicën e Veriut. 

23 Qershor 2023, 12:43 Nga a.l
Dyshohet se plagosi ushtarët e KFOR, ky është serbi i arrestuar
Nenad Orlloviç

KOSOVË- Nenad Orlloviç është serbi i cili u vu në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, i dyshuari kryesor për dhunën ndaj ushtarëve të KFOR në protestën e 29 majit. 

Policia njoftoi më herët se Orlloviç është arrestuar në vendin e tij të punës, në një lavazh makinash në Mitrovicën e Veriut. 

Dyshohet se plagosi ushtarët e KFOR, ky është serbi i arrestuar
Nenad Orlloviç

Në protestën e 29 majit ngelën të plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it. Protestuesit serbë përdorën lëndë plasëse, ndërsa policia e Kosovës përpiqej t'i neutralizonte, situata ka dalë jashtë kontrollit.  

nenad orlloviq

Sondazh

Poll