Bota

Vetëm 1600ft (480m) nga harku i mbytjes së Titanikut, cilat janë pjesët e gjetura nga kërkuesit e nëndetëses 'Titan'

Rrënojat e 'Titan' u gjetën vetëm 1600ft (480m) nga harku i mbytjes së Titanikut.

23 Qershor 2023, 09:00 Nga a.l
Vetëm 1600ft (480m) nga harku i mbytjes së Titanikut, cilat janë
Titan

SHBA- Koni i bishtit dhe një kornizë uljeje, ishin pjesët e mbetjeve që u gjetën në thellësi të Oqeanit Atlantik, të cilat u identifikuan si pjesë të nëndetëses 'Titan'. Rrënojat e 'Titan' u gjetën vetëm 1600ft (480m) nga harku i mbytjes së Titanikut, shkruan The Guardian. 

Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojat e Titanikut, që u fundos në vitin 1912. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen e cila përfundoi ditën e enjte datë 22 qershor. Të pesë personat në bord besohet të kenë vdekur. 

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll