Bota

Regjizori i 'Titanik' flet për zhdukjen misterioze të nëndetëses në Oqeanin Atlantik: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun

Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur komunikimin, ai tha se dyshoi menjëherë për një fatkeqësi.

23 Qershor 2023, 08:48 Nga a.l
Regjizori i 'Titanik' flet për zhdukjen misterioze të
James Cameron

SHBA- Zhdukja misterioze e nëndetëses 'Titan' ka ngjallur reagime të shumta nga ekspertë dhe jo vetëm. Një reagim ka ardhur edhe nga regjisori i filmit hollivudian, James Cameron i cili drejtoi filmin e vitit 1997, 'Titanic'. Në një intervistë për BBC-së ai tha se ishte në një anije të dielën kur nëndetësja u zhduk dhe nuk mori më asnjë informacion për të deri ditën e hënë. Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur komunikimin, ai tha se dyshoi menjëherë për një fatkeqësi.

"E ndjeva në kockat e mia atë që kishte ndodhur. Që elektronika e nëndetëses të dështonte dhe sistemi i tij i komunikimit të dështonte, dhe transponderi i tij gjurmues të dështonte njëkohësisht - nëndetësja është zhdukur. Menjëherë mora në telefon disa nga kontaktet e mia në komunitetin e zhytësve të thellë. Brenda rreth një ore pata faktet e mëposhtme. Ata ishin në zbritje. Ata ishin në 3500 metra, duke shkuar për në fund në 3800 metra. Komunitetet e tyre humbën dhe navigimi humbi - dhe unë thashë menjëherë, nuk mund të humbasësh komunikimet dhe navigimin së bashku pa një ngjarje katastrofike ekstreme ose një ngjarje katastrofike të lartë dhe shumë energjike. Dhe gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte një shpërthim", tha ai.  

Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojat e Titanikut, që u fundos në vitin 1912. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen e cila përfundoi ditën e enjte datë 22 qershor. Të pesë personat në bord besohet të kenë vdekur. 

 

james cameron zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll