Bota

Takimi Vuçiç-Borrell në Bruksel/ Përfaqësuesi i Lartë i BE-së: Palët pritet të ulin tensionet

Gjatë ditës, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferenë për media nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiç dhe ndërmjetësve.

22 Qershor 2023, 18:46 Nga a.l
Takimi Vuçiç-Borrell në Bruksel/ Përfaqësuesi i
Aleksandër Vuçiç dhe Josep Borrell

KOSOVË- Nis takimi me përfaqësuesin e Lartë e BE-së, Josep Borrell dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, Borrell i cili ndër të tjera tha se pritet që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre. 

“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte. Takimi me Presidentin e Serbisë ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twiter.

Gjatë ditës, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferenë për media nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiç dhe ndërmjetësve.

josep borrell aleksander vucic

Sondazh

Poll