Bota

'Isha i detyruar! Kisha borxhe për të shlyer'/ U kap në 'shtëpi bari' në Britani, shqiptari dënohet me 14 muaj burg

Pas shlyerjes së dënimit prej 14 muajsh burg, 32-vjeçari shqiptar do të dëbohet nga territori britanik.

22 Qershor 2023, 19:42 Nga a.l
'Isha i detyruar! Kisha borxhe për të shlyer'/ U kap në
Ismen Keca

BRITANI- Një 32-vjeçar i identifikuar me merin Ismen Keca është dënuar me 14 muaj burg në Britani, pasi u kap duke punuar si 'kopshtar' në një fermë kanabisi. Mediat britanike raportojnë se Keca ka mbërritur në Britani në mënyrë ilegale pak kohë më parë. 

Gjatë seancës gjyqësore, Keca dëshmoi se rruga për në Britani i kushtoi 7000 paund dhe duhet të punonte për t’i shlyer ato. “Isha i detyruar! Kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur.

Ai gjithashtu ka pohuar se për tre javë kishte fituar 300 paund. Në operacionin policor të 14 prillit, autoritetet britanike gjetën dhe sekuestruan 152 bimë kanabis, e cila vlerësohet deri në 150 mijë paund. Pas shlyerjes së dënimit prej 14 muajsh burg, 32-vjeçari shqiptar do të dëbohet nga territori britanik.

ismen keca

Sondazh

Poll