Bota

Takimi në Bruksel/ Hovenier: Pres që Kurti të pranojë planin 3 pikësh të BE-së për uljen e tensioneve

Sipas diplomatit amerikan në këtë fazë kryeministri Kurti është përgjejgësi për shtensionimin e situatës.

22 Qershor 2023, 18:35 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ Hovenier: Pres që Kurti të pranojë planin
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Sot në Bruksel është duke u mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Lidhur me takimin, ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për RTV21 ka deklaruar se pret që Kurti të pranojë sot planin 3 pikësh të BE-së për shtensionimin e situatës në Veri të vendit. 

“BE-ja ka qenë e qartë dhe SHBA-ja e ka mbështetur planin tre-pikësh për të arritur de-easkalimin në Veri, duhen zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve dhe të vazhdojmë me implementimin e plotë nga të dy palët të marrëveshjeve që janë arritur. Shpresa jonë është që kështu të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Hovenier në një intervistë për RTV21, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se biseduan për një numër problemesh, duke përfshirë situatën e tanishme në Veri të Kosovës.

Sipas diplomatit amerikan në këtë fazë kryeministri Kurti është përgjejgësi për shtensionimin e situatës.

“Ai është kryeministër dhe ai ka përgjegjësi në atë drejtim. SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë në NATO dhe shumë të tjerë i kanë shprehur Kurtit pritjet se si ai do e menaxhojë situatën në Veri. Siç e përmenda, ne të gjithë po e mbështetim planin tre-pikësh të BE-së dhe shpresa jonë është që ai ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur”, deklaroi Hovenier. 

Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll