Bota

Tornado në Teksas, 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Energjia pritet të rikthehet të premten për shkak se një nënstacion është shkatërruar nga tornado.

22 Qershor 2023, 16:59 Nga A.B
Tornado në Teksas, 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Pasojat

SHBA-Një tornado goditi qytetin Matador të Teksasit, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, ndërsa të paktën një duzinë ndërtesash u dëmtuan.

Tornadoja u shoqërua nga erëra të forta që rrafshuan komunitetin e vogël prej 600 banorësh, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Lubbock, një nga disa agjenci të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.

Të paktën dhjetë persona u dërguan në spitale dhe njëri prej tyre u nënshtrua plagëve të tij, tha policia në një konferencë për shtypi.

Pamjet nga zona tregojnë shtëpi të rrafshuara dhe shtylla elektrike të rrëzuara. Gati 25 automjete të shërbimeve të urgjencës ndihmuan në ndriçimin e rrugës së errët në këtë video të publikuar nga departamenti i zjarrfikësve në Lubbock fqinj.

Shumica e klientëve në Motley County janë pa energji elektrike. Matador është selia e qarkut dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar deri në 200 kilometra në jug të qytetit. Energjia pritet të rikthehet të premten për shkak se një nënstacion është shkatërruar nga tornado.

Javën e kaluar, Perryton, Teksas u godit nga tornado që vranë të paktën tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë./Dosja.al

tornado ne shba

Sondazh

Poll